Kalo te përmbajtja kryesore
Klientë në7 vende
Kthehu te blogu
Rritje

Keni trafikun.Por ku janë klientët?

Shumica e bizneseve shpenzojnë para për të sjellë njerëz në faqe dhe i humbin menjëherë. Jo sepse oferta është e keqe, por sepse faqja nuk po bën punën e saj.

Prill 2026 · 5 min lexim

Problemi nuk është reklama

Kur shitjet nuk shkojnë, reagimi i parë është: "duhet më shumë reklamë". Por para se të rrisni buxhetin, bëjini vetes një pyetje: nëse 1000 njerëz hyjnë në faqe dhe vetëm 10 kontaktojnë, problemi nuk është sa njerëz vijnë, por çfarë ndodh kur ata arrijnë.

Oferta e parë duhet të godasë

Vizitori ka rreth 5 sekonda për të kuptuar nëse është në vendin e duhur. Nëse nuk e kupton menjëherë çfarë bën biznesi dhe për kë, ai largohet dhe nuk kthehet më.

Formula e thjeshtë

Çfarë bën + Për kë + Rezultati.

"Ndihmojmë bizneset të shesin më shumë online pa rritur buxhetin e reklamave": Kjo është ofertë.

"Agjenci dixhitale me eksperiencë": Kjo nuk është ofertë.

Bëjini klientët t'ju besojnë

Njerëzit nuk besojnë atë që thoni ju, besojnë atë që thonë të tjerët për ju. Para se t'i kërkoni vizitorit të veprojë, jepini arsye reale:

  • Dëshmi: Çfarë thonë të tjerët, me emra dhe rezultate konkrete.
  • Autoritet: Numra që flasin vetë (projekte, vite eksperiencë).
  • Logo: Brandet që ju njihen krijojnë besim të menjëhershëm pa fjalë.

Një buton i qartë vlen më shumë se dhjetë të bukur

Gabimi që shohim çdo ditë: faqe me gjashtë butona dhe shumë popup-e. Kur klienti nuk di ku të klikojë, nuk klikon askund. Çdo seksion duhet të ketë një qëllim të vetëm dhe një hap të qartë.Zgjidhni një: "Kontakto tani", "Merr ofertën" ose "Fillo sot", dhe mbajeni konsistent.

Si fitohet klienti

Një faqe që konverton ndjek një logjikë strikte, jo rastësi:

  • Oferta: Kush jeni dhe çfarë ofroni.
  • Problemi: Çfarë po e mundon klientin tuaj.
  • Zgjidhja: Si e zgjidhni ju konkretisht.
  • Dëshmia: Pse duhet t'ju besojnë.
  • Kontakti: Një klikim, pa menduar dy herë.

Strategjia & mbyllja

Statistikat që vërtet kanë rëndësi

Nuk keni nevojë për dhjetë dashboard-e. Tre gjëra mjaftojnë:

Klikimet në CTA: Sa njerëz tregojnë interes real.

Fillimi i formularit: Sa njerëz tentojnë të kontaktojnë.

Dërgimi i formularit: Sa njerëz e përfundojnë rrugëtimin.

Përmbledhje

Rritja nuk fillon me më shumë buxhet reklamash, fillon me një faqe që di punën e saj. Mesazh i qartë, besim i shpejtë dhe një rrugë e thjeshtë drejt kontaktit. Rregullojeni këtë dhe çdo euro reklamë do të kthehet mbrapsht.

A po e ktheni trafikun në kontakte, apo vetëm në bounce?

Keni pyetje rreth projektit tuaj?

Na shkruani direkt, përgjigjemi brenda 24 orësh.

WhatsApp

Artikuj të ngjashëm