Est. MMXXIV · Albania
ILLYRIAN PIXEL
Creative Digital Studio
0%
ÇMIMET & PAKETAT
Krahaso paketat për Website, E-Commerce, Marketing, Branding dhe Social Media. Çdo ofertë personalizohet falas.
Website moderne për biznese që duan më shumë klientë, jo vetëm prezencë online.
Basic
€349
Faqe biznesi e pastër dhe serioze. Klientët ju gjejnë, ju kontaktojnë.
Business
€599
Struktura e duhur, mesazhi i duhur. Klientët mbërrijnë dhe ndjekin hapin tjetër.
Premium
€899
Dizajn i personalizuar, SEO i avancuar dhe funnel konvertimi nga vizitori te klienti.
Custom
Nga €1,200
E-Commerce, funksione speciale ose integrime? Ne e ndërtojmë nga zero për nevojat tuaja.
Mesatarisht 2–4 javë, varësisht kompleksitetit dhe sasisë së përmbajtjes. Projektet me funksione të avancuara mund të zgjasin deri në 6 javë. Në fazën e planifikimit ju japim një afat të saktë.
Po, çdo website që ndërtojmë vjen me SEO bazë të instaluar: strukturë e saktë, faqe të shpejta dhe meta të optimizuara. SEO i avancuar dhe strategjia e përmbajtjes është shërbim i veçantë.
Po, ofrojmë paketa mirëmbajtjeje mujore që përfshijnë përditësime, monitorim sigurie dhe ndryshime të vogla. Nuk ju lëmë vetëm pas lansimit.
Po, kemi klientë në Itali, Gjermani, Angli dhe SHBA. Komunikojmë në shqip, anglisht dhe gjermanisht. Takimet bëhen online, procesi është i njëjtë për të gjithë.
50% paradhënie për të rezervuar projektin dhe nisur punën menjëherë, dhe 50% para publikimit përfundimtar.
Mjafton të na tregoni çfarë bën biznesi juaj, kë synoni të arrini dhe çfarë nuk ju pëlqen tek prezenca juaj aktuale. Për pjesën tjetër kujdesemi ne, struktura, tekstet dhe dizajni.
Të gjitha çmimet janë pa TVSH · Konsultimi fillestar është gjithmonë falas